Së fundmi është president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, por legjenda e këtij vendi Samuel Eto’o, duhet t’i bindet Gjykatës. Ish-sulmuesi i shumë skuadrave në Evropë, mbi të gjitha i Barcelonë dhe Interit, do të duhet të njohë Erika do Rosario si vajzën e tij biologjike.

Gjykata civile e Madridit vendosi për çështjen, pas një gjykimi 4-vjeçar. Vajzat e ishfutbollistit janë tetë: Annie, Etienne, Junior, Sona, Sienna, Lynn, Maelle dhe tani Erika. Pas këtij vendimi gjyqësor, Samuel do të duhet të paguajë një pagesë mujore prej 1400 euro për vajzën e fundit të njohur dhe të lindur nga një marrëdhënie me Adileusa do Rosario.

Nëna e vajzës kishte zbuluar reagimin e ish-futbollistit për gazetën ABC: “Kur i thashë që isha shtatzënë, ai m’u përgjigj se isha si të gjitha kur*t, se shkoja pas futbollistëve prej parave. Isha e dashuruar me Samuel dhe mendova se do të sillej më mirë me mua.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb