Tërbuni u përjashtua nga ky sezon futbollistik i Kategorisë së Parë dhe që nga edicioni i ardhshëm do luajë një kategori më poshtë. Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës.

“Pasi mësuam vendimet absurde të komisionit të disiplinës të ndërmarra për ekipin tonë, Klub Futboll “TËRBUNI PUKË” reagon ndaj këtyre vendimeve të pa bazuara në fakte, të turpshme dhe të pa merituara. Kjo është një sulm haptaz që i bëhet ekipit tonë nga federata e futbollit. Klubi ynë do ta apelojë çështjen deri në gjykatat më të larta sportive.

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
2. Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët” – Shkruan Tërbuni.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: