Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku i pyetur për vendimin e Kushtetueses për Ballukun, e ka cilësuar antikombëtare pasi i ka shkaktuar një dëm të madh vendit.

Sipas tij, Belinda Balluku ka mbaruar punë, por Ramës i duhet ky precedent që të mbrojë veten e vet nesër.

SPAK ka shkuar në paradhomën e tij. Nisur nga ky presion Rama pret që nesër kjo të mos ndodhë që nesër të mos kërkohet pezullimi i tij. Ka nisur betejë e madhe për të goditur SPAK”, tha Kapri.

Erald Kapri: Me këtë vendim u tha gjithë shqiptarëve se edhe mund të kapesh duke manipuluar me miliona euro, ti mund të rrish në qeveri. Gjithë ky presion i madh që është bërë edhe nga kryeministri, tregon që Rama gjithë këtë presion e bën për veten e vet.

Belinda Balluku ka mbaruar punë. Atij i duhet ky precedent që të mbrojë veten e vet nesër. SPAK ka shkuar në paradhomën e tij.

Nisur nga ky presion Rama pret që nesër kjo të mos ndodhë që nesër të mos kërkohet pezullimi i tij. Ka nisur betejë e madhe për të goditur SPAK.

Belinda Balluku ka mbaruar punë, ajo është zhdukur nga skena politike. Nisur nga ky presion, Rama ka kërkuar të marrë garanci për veten e tij.

Tani nuk ka më dyshim, ka nisur një betejë për të luftuar SPAK dhe GJKKO. Por pyetja është se përse e krijuam SPAK. Ne e krijuam që të vendosnim Ballukun, Ahmetajn, para drejtësisë.

Kushtetuesja i ka bërë një dëm të madh vendit, është një vendim antikombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb