Deputetja e PL, Erisa Xhixho, gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” e ka cilësuar absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e zv/kryeministres Belinda Balluku në detyrë.
Xhixho tha se qasja e Kushtetueses në rastin e Ballukut është me 2 standarde, në raport me Berishën, ku 1/5 e deputetëve iu drejtua gjykatës, por kjo e fundit nuk e pranoi kërkesën e deputetëve për rishikimin e masës së sigurisë për Berishën.
Vendimi për Ballukun, sipas Xhixhos, krijoi një precedent dhe tregoi se Kushtetuesja vepron me dy standarde.
“Kushtetuesja u soll me 2 standarde, një standard për opozitën dhe një Kushtetutë që interpretohet ndryshe për mazhorancën.
Pra ti legjitimon një palë, si KM që nuk ka interes direkt dhe intepreton Kushtetuesen, pra janë ndarë gjyqtarët me vota 5 me 3. Fakti që kemi një rikthim të Ballukut në krye të ministrisë, është absurd”, tha deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Erisa Xhixho: Nëse flasim për ligjshmëri dhe e analizojmë nga aspekti juridik, u vendos një precedent.
Në rastin e Berishës, ku 1/5 e deputetëve me të drejtë kushtetuese për të vënë në lëvizje gjykatën iu drejtua asaj për masën e Berishës, GJK vendosi një parim që kufizoi të drejtën e deputetëve për tju drejtuar asaj duke thënë: Jo, nuk jeni ju subjekt i këtij ankimimi, nuk prekeni direkt. Zoti Berisha duhet të ndjekë të gjithë shkallët e gjyqësorit dhe më pas t’i drejtohet Kushtetueses. Pra me këtë, Kushtetuesja u soll me 2 standarde, një standard për opozitën dhe një Kushtetutë që interpretohet ndryshe për mazhorancën.
Pra ti legjitimon një palë, si KM që nuk ka interes direkt dhe intepreton Kushtetuesen, pra janë ndarë gjyqtarët me vota 5 me 3. Fakti që kemi një rikthim të Ballukut në krye të ministrisë, është absurde.
Ajo sot është e pandehur dhe akuzohet për një megaaferë ku përllogaritet 75 mln euro, ku janë zhdukur 2 ura që ishin në projektin e parë dhe nuk janë në projektin final me vlerë 25 mln euro. Kemi një zonjë të gjithpushtetshme që mund të prishë prova dhe intimidojë vartësit.
Dhe këtu kemi analogjinë me zotin Meta, pra kush po prish provat? Ajo është numri 2 i qeverisë dhe pse e akuzuar për afera, dhe nga ana tjetër Meta në burg sepse mund të prishë provat.
