Gjykata Kushtetuese pranoi sot kërkesën e Emiljano Shullazit, i cili kërkoi të cilësohej antikushtetues mbyllja e tij në regjimin “41 Bis”

Kushtetuesja ka konstatuar se Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor sepse gjykatat i kanë mohuar të drejtën të jetë i barabartë në proces si palë për të paraqitur provat.

Por, pavarësisht këtij vendimi Shullazi nuk del nga regjimi i burgut të egër “41 biss”, por kjo detyron gjykatat që të shqyrtojnë aktet sekrete mbi bazën e të cilave Ministri i Drejtësisë ka marrë vendim për ta izoluar në “41 biss”, pasi gjykatat refuzonin të shqyrtonin aktet me argumentin se është sekret.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se referuar këtij vendimi Shullazi dhe çdo person i mbyllur në “41 biss” ka të drejtën të njihet me përmbajtjen e akteve  sekrete.

Në regjimin e burgut të egër janë izoluar deri më tani, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Genci Balla, Arbion Aliko, Redjan Rraja, Fatmir Pjetri, Arbër Cekaj dhe Aleksandër Llanaj etj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb