Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”, foli për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, për të cilën ai tha se konstatoi se autokracia është akoma e fortë.
Lubonja tha se ky është një mesazh i qartë, për mua, që autokracia është ende e fortë.
“Dhe unë nuk do çuditem në thelbin e vet, i kam lexuar vendimet edhe formulimin, është një gjuhë e drunjtë. Duhet të ishte një gjuhë më e qartë. Gjykoj se ajo që presin njerëzit, ore a po bëhet drejtësi apo do sundojnë banda e Edi Ramës. Kjo është çështja në thelb fare”, tha analisti Fatos Lubonja.
Fatos Lubonja: Ky është rasti në demokraci jo në autokraci. Në autokraci nuk është ligji në pushtet janë personat. Është personi. Është një diferencë shumë e madhe. prandaj nuk është hera e parë që GJK merr vendime skandaloze duke mbështetur qeverinë. Është më e dobëta që kemi pasur. Ajo e kohës Berishës i ka hedhur disa vendime kundër. Ndërsa kjo, vetëm 1 apo 2. E ka mbështetur në të gjithë shkeljet e kushtetutës. Këtu çështja fillon e mbaron te pikëpyetja sa e pavarur është drejtësia jonë. A e mbështesin ambasadorët amerikanë, kush është kundër?
Ky është një mesazh i qartë, për mua, që autokracia është ende e fortë. Dhe unë nuk do çuditem në thelbin e vet, i kam lexuar vendimet edhe formulimin, është një gjuhë e drunjtë. Duhet të ishte një gjuhë më e qartë. Gjykoj se ajo që presin njerëzit, ore a po bëhet drejtësi apo do sundojnë banda e Edi Ramës. Kjo është çështja në thelb fare.
Nuk di të them, sepse nuk i kam të qartë këto ndërkombëtarët janë prapa skene. Janë prapaskenë dhe ne interpretojmë gjithçka. Kishte një mbështetje shumë të fortë politike për Edi Ramën dhe reforma në drejtësi u konsiderua hap përpara dhe i dhanë vlera Edi Ramës. Unë gjykoj se ai entuziazmi që kanë një pjesë se janë amerikanët prapa dhe i japin zemër prokurorisë të hetojë kundër krimit dhe politikanëve e vë në pikëpyetje se nuk shoqërohet me deklarime publike.
