GREQI

Foshnja 11-muajshe e cila humbi të dy prindërit e saj në krimin e Glyka Nera ka përfunduar në duart e gjyshes së saj, nënës së të ndjerës Caroline Crouch.

Ditën e sotme pas vendimit të Prokurorisë, nëna e Babis Anagnostopoulos i ka dorëzuar në krahë vajzën 11-muajshe Sussane Crouch.

Për 30 ditë Lydia do të qëndrojë në ishullin Alossinos derisa Gjykata të marrë vendimin përfundimtar. Prokuroria ia dha kujdestarinë ekskluzive familjes së viktimës, por prindërit e autorit të vrasjes kërkon kujdestari të përbashkët.

Shkëmbimi ndodhi në një vend të tretë, jo afër shtëpisë në Athinë pasi familjarët nuk donin prezentë gazetarë apo kamera.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb