Lirohet nga detyra zëvendës ministri i Jashtëm Agron Tare. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Agron Tare sihte në këtë detyrë prej vitit 2019.
VENDIMI
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
*
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA

