SHKODER– Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi nga Shkodra, ku po mbahet edhe seanca gjyqësore për 11 protestuesit e arrestuar për ‘Rrugën e Kombit’, nuk i ka ndalur sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Braimllarit, Gjykata duhet t’u kthej dinjitetin këtyre protestuesve, ndërsa shtoi se epoka e hetimeve politike ne Shqipëri ka marre fund.

“Edi Rama po bën hetime politike. Gjykata duhet tu kthej diniitetin ketyre protestuesve. Edi Rama kryeson nje qeveri banditesh. Epoka e hetimeve politike ne Shqipëri ka marre fund. Protestuesit ne te drejten e tyre legjitime u provokuan nga Edi Rama dhe banda e tij qeveritare. Banditi i qeverise nuk mund ti mbylli gojen cdo shqiptari sepse proteston per te drejten e tij. Ne nuk do ta lejojme. Jemi perkrah protestuesve dhe do vazhdojme pa u ndalur sepse besojme tek kauza e tyre e drejte dhe qytetare”, tha Braimllari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb