Vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës për qarkullimin e valutave do të jenë pikë kyçe  sot në Bruksel, ku do të takohen përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë.

Bashkimi Evropian ka bërë me dije se takimet me palën kosovare dhe serbe do të mbahen në mëngjes, dhe do kenë formatin e zakonshëm të takimeve për dialog.

Një ditë para takimit në Bruksel Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takim.

BQK-ja ka thënë se kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS).

Nga Serbia është thënë se do të shkojë kryenegociatori, Petar Petkoviç.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: