Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër pas pezullimit të vizave nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si një pasojë të drejtpërdrejtë të korrupsionit, lidhjeve me krimin dhe shndërrimit të Shqipërisë në një narkoshtet.
Sipas Vokshit, përgjegjësia nuk bie mbi qytetarët e ndershëm shqiptarë, por mbi një pushtet të kapur, i cili po e izolon vendin dhe po e largon Shqipërinë nga Europa dhe bota demokratike. Ajo thekson se izolimi ndërkombëtar është alarm serioz për gjendjen e shtetit dhe dështimin e qeverisjes.
Në këtë kuadër, deputetja u bën thirrje qytetarëve të protestojnë më 24 janar 2026, përpara Kryeministrisë, kundër një qeverie që po mbyll dyert e së ardhmes dhe po ndëshkon padrejtësisht shqiptarët.
