Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në një takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Siç mëson Telegrafi, takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar.

Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës.

Të hënën, forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb