Drejtori i Informacionit të News24, Erl Murati, i ftuar në rubrikën “Opinion” ka deklaruar se Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka dhënë fund një kaosi që vijonte prej 30 muajsh.

Ai u shpreh se vendimi i gjykatës ishte surprizues, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të ndikojë që PD të bashkohet dhe të bëhet kompetitiv përballë mazhorancës.

“Do të kisha pritur të kundërtën, pra që vula do t’i jepej Bashës. Në planin personal ishte një surprizë.
Iu dha fund një kaosi të paktën përkohësisht.

Ka 30 muaj që kjo betejë për vulën dhe skeptrin e drejtimit të opozitës, ka nisur t’i jepet zgjidhje kësaj problematike.
Nëse vendimi do të ndikojë në bashkimin e opozitës dhe ta bëjë kompetitive përballë PS, kjo mbetet për t;u parë.
PD ka nevojë për reformim dhe hapje reale”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: