Federata Ndërkombëtare e Sporteve të Kuajve (FEI) ka vendosur të heqë, nga 5 tetori, kufizimet ndaj sportistëve dhe zyrtarëve rusë, duke u rikthyer atyre të drejtën për të përfaqësuar vendin me flamurin dhe simbolet kombëtare.
Vendimi vjen pas rekomandimeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ndryshimit të qëndrimit ndaj pjesëmarrjes së sportistëve rusë në arenën ndërkombëtare. Rusia dhe Bjellorusia ishin përjashtuar nga aktivitetet e FEI-së që prej marsit 2022, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Sportistët rusë do të duhet të përmbushin të gjitha kriteret dhe rregullat antidoping, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Testimit do të hartojë një plan të posaçëm kontrollesh.
