Kristjan Asllani ishte vendimtar për Shqipërinë, duke shënuar golin në fitoren 0-1 ndaj Andorrës.
“E ndjeva shumë golin. U gëzuan të gjithë shqiptarët dhe jemi shumë të lumtur. E kishim të vështirë në pjesën e parë. Ata luajtën 4-4-2. Nuk po gjenim mënyra për të nxjerrë topin.
Në pjesën e dytë, çunat që u futën nga stoli na ndihmuan shumë. E dinim që ishte një finale dhe jemi shumë të lumtur. Trajneri na bëri komplimente. Nesër do të analizojmë ndeshjen”, u shpreh Asllani. Shqipëria tani është zyrtarisht në Play Off.
