Erbim Fagu, trajneri i Tiranës, është i vetëdijshëm se përballja dyshe me Kukësin vendos jo pak mbi fatet e këtij sezoni. Në vigjilje të këtij takimi, Fagu theksoi se kapja e vendit të katërt me çdo kusht ka futur jo pak nën presion ekipin:

“Për vetë momentin që është kampionati, do të thoja që është ndeshja më e rëndësishme e kësaj periudhë me Kukësin pasi mund të vendosen shumë fate. Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, për vetë faktin që Kukësi na ka mundur në ndeshjen e Kupës, por siç e kemi thënë më përpara ne e kemi objektivin për të kapur “Final 4” dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin.

Nuk besoj që do të ndikojë humbja pasi Kupa është një histori tjetër dhe kampionati një tjetër gjë janë në lojë 3 pikët dhe objektivat tonë janë më madhorë se skuadra e Kukësit. Mendoj që presioni i rezultatit, kërkimi i golit me ngulm krijonte konfuzion, kjo ishte arsyeja që nuk arritëm të shënonim, presioni i rezultatit na pengon pak që të jemi më të lirshëm.

Latifi nuk do të jetë i gatshëm pasi pësoi një dëmtim me Skënderbeun. Ngërçi psikologjik vjen nga mungesa e rezultateve por duke parë formulën e kampionatit kjo kapja e vendit të katërt ka krijuar një ngërç psikologjik edhe më të madh por që mendoj që me një fitore gjithçka do të kalojë. Sigurisht që po, nuk kam asnjë brengë dhe pishman. Tirana është një klub i madh dhe sigurisht do të bëja zgjedhjen”, deklaroi Fagu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: