Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet policore në Rodos, Greqi për shkak se kishte vendosur kamera në dhomat e vajzave të partneres së tij, të dyja të mitura, përkatësisht 12 dhe 17-vjeçare.

Rasti është raportuar tek autoritetet nga mamaja e të miturave, e cila ka dëshmuar se 50-vjeçari shqiptar kishte vendosur pa dijeninë e askujt në dhomën e të miturave kamera me një SD kartë me anë të të cilës përgjonte vajzat, në një kohë që vajzat në dhomë ishin edhe pa rroba.

Kamera u zbulua nga vajzat të cilat më pas i treguan mamasë së tyre. Ndërkohë që ajo kishte kërkuar llogari dhe shpjegime për atë që kishte ndodhur, shqiptari e rrahu dhe më pas goditi edhe fëmijët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb