Një lidhje jashtëmartesore dhe fundi i saj duket se i ka sjellë probleme të paimagjinueshme një 40-vjeçareje greke. Kjo e fundit ka marrë kërcënime të vazhdueshme nga ish-i dashuri, i cili i ka thënë se do t’i publikojë në rrjetet sociale një video me përmbajtje erotike.

48-vjeçari, i martuar po ashtu, pas ndarjes nga e dashura, i ka dërguar mesazh edhe bashkëshortit të saj duke i treguar për aferën e tradhtisë, ndërsa i ka shantazhuar duke u thënë se shumë shpejt pamjet erotike do të jetë të publikuara online.

Po ashtu ajo ka thënë se ky i fundit e ka kërcënuar edhe më armë. Makthi për 40-vjeçaren filloi në vitin 2021, ndërsa tashmë kjo histori ka marrë rrugën e drejtësisë.

Nga ana tjetër, i akuzuari thotë se nuk kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk e ka kërcënuar, pasi nuk ka dashur as të prishë martesën e saj, por as të tijën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb