Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Sevillas, në ndeshjen e La Liga. Bellingham dërgoi në festë tifozërinë vendase, me një gol në pjesën e parë.

Gjërat për mysafirët nga Sevilla u komplikuan, pas daljes me karton të kuq të Marcaos në minutën e 68-të.

Në minutat e fundit kishte kohë për një gol të Mbappe, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Reali afrohet në një pikë ndaj Barcelonës, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen për këtë javë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb