DURRES- Policia e Durrësit ka vënë sot në pranga një 49vjeçar, i cili akuzohet për vepra të turpshme me të mitur.
Mësohet se arrestimi i shtetasit Naim Novrus Alushi, banues në Durrës, ka ardhur pas denoncimit të nënës së të miturës, 9vjeçare, me iniciale I.S.
E ëma 34-vjeçare ka denoncuar rastin në polici dhe materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit.
(ma.ar/BalkanWeb)
