Ngjarjet e fundit në SHBA, vend në të cilin do mbahet Botërori, kanë bërë një zhurmë shumë  të madhe. Edhe pse ndikimi te futbolli nuk është i drejtëpërdrejtë, disa vende po mendojnë që të bojkotojnë këtë kompeticion.

Natyrisht, një prej tyre është Danimarka, duke patur parasysh dëshirën e Shteteve të Bashkuara me në krye Trump, për të marrë Groenlandën.

Sipas një sondazhi, 90% e publikut danez duan të bojkotojnë këtë eveniment që mbahet në SHBA. Në të njëjtën linjë mendimi janë edhe suedezët, që gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e tyre janë pro bojkotit. Kujtojmë që edhe edhe në  Gjermani u shtuan shumë zërat, por gjithsesi asgjë konkrete, pasi Federata është treguar e prerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb