Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka paralajmëruar një verë aspak të qetë për politikën.

Ai thotë se në dukje duket se deri në shtator nuk do të ketë evente të rëndësishme politike, por nëndhe luhen tensione, negociata, aleanca e konflikte të mëdha.Për Fugën, Shqipëria është rast unikal në Europë pasi këtu janë mpleksur procese juridike të ndërtimit të sistemit të drejtësisë me marrëdhëniet politike me marrëdhenie ndërkombëtare dhe gjeopolitike.

”është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.


Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për tia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force.
Mbledhur gjitha këto faktorë bashkë, edhe sikur të duket që jeta politike do të jetë pak evente politike të rëndësishme, mendoj se nëndhe siç i thonë puristët, nënë dhe, luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca, konflikte të mëdha. Duket sikur ariu fle, por ai nuk fle.”- tha Fuga.

Akademiku shton se Shqipëria nuk është ende një shtet demokratik, teksa thekson se tre pushtetet ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori këtu nuk janë të ndara pasi sa herë vijnë zgjedhjet në vend ka tensione sociale, politike dhe përplasje.

”Jam dakord me ju që në raportin midis opozitës dhe PS në pushtet, pra që ta bëjmë më të kuptueshme, nuk besoj se do ketë ngjarje, janë në shtator. E kam thënë gjithmonë se marrëdhënia opozitë-pushtet është një nga dimensionet politike të një vendi. Këtu aktualisht në Shqipëri janë të mpleksura dhe ky është rast shumë interesant për të kuptuar historinë e kaluar të Shqipërisë, një rast besoj shumë unikal në Europë, janë të mpleksura procese juridike të ndërtimit të sistemit të drejtësisë me marrëdhëniet politike me marrëdhenie ndërkombëtare dhe gjeopolitike të cilat të gjitha janë bashkë. Jetojmë në një shtet që natyrë të pastër kombëtare nuk ka. Nuk jam i sigurt se sa gjithë klasa politike sidomos opozita e ka ndërgjegjësuar këtë gjë. Lidhet me tre faktorë të mëdhenj, e para, Shqipëria sikur unë mbështetem shumë në analiza, sidomos në punimet e tij teorike të qytetarimeve, kemi ardhur në një moment që duhet ti kthehemi ideve të mendimtarëve të natyrës pluraliste. Shqipëria ndodhet në një zonë sizmiologjikisht sizmike, është mes ekuilibrave të mëdha planetare. Dhe e gjithë kjo gjeopolitikë së dyti lidhet me atë që çfarë e pret një të ardhme disaditore fatin e ecurisë së procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
E treta, sistemi i drejtësisë, për të mbajtur në ekuilibër, shikon nga partnerët ndërkombëtarë. Qofshin Brukseli, Strasburgu.
Unë mendoj që po ta shikojmë pak, unë mendoj që në vitet 90 e deri tani në 2021 proceset demokratizuese të Shqipërisë, se unë nuk e quaj personalisht një shtet demokratik Shqipërinë, është shtet në procese demokratizuese, kanë kuptim tjetër pasi mbrapa mbajnë edhe elementë diktatorialë, tiranikë, populistë. është një luhatje Shqipëria. Problemi ynë është që sistemi politik në Shqipëri dhe përtej sistemit politik, sistemi i qeverisjes normalisht vazhdon të mos ketë një vetërregullim të brendshëm. Nuk ka një vetërregullim të brendshëm për arsyen se pushtetet dhe po marr tre pushtetet që kanë të bëjnë me formën e organizimit të shtetit, gjyqësori, sistemi i drejtësisë, Kuvendi ose legjislativi dhe pushteti ekzekutiv, ky i fundit i dobët, dhe legjislativi sa e ka, është dhe Presidenti me ato elemente që ka, por shumë të dobët. Këta 3 pushtete nuk janë të ndarë. Nuk arrijnë dot të ekuilibrojnë njëri-tjetrin. Aq shumë nuk janë të ekuilibrojnë njëri-tjetrin, sa sa herë afrohen zgjedhjet ka tensione sociale, politike, përplasje.”- theksoi më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb