Google njoftoi sot një version të ri të Google Maps që do të lanciohet këtë verë. Të gjitha tiparet kryesore të Google Maps për udhëzimet do të jene ende, natyrisht, por ekipi ka ndërtuar një sërë karakteristikash të reja që kanë të bëjnë me eksplorimin.

“Rreth një vit më parë, kur filluam të flasim me përdoruesit, një nga gjërat që kërkuam të dinim ishte: si mund të ndihmojmë vërtet përdoruesit? Çfarë dëshironi që Google Maps të bëjë? Dhe një nga përgjigjet më dërrmuese që u morëm ishin kërkesat e shumta për të ndihmuar përdoruesit të eksplorojnë një zonë, më ndihmoni të vendos se ku të shkoj”, tha Sophia Lin, menaxhere senior e produkteve në Google, në skuadrën e Google Maps. “Pra, me të vërtetë filluam të thellohemi më shumë për të gjetur atë që ne mund të bëjmë vërtet këtu në Google që do t’i ndihmonte realisht njerëzit”.

Tani për tani, Google Maps është padyshim më i njohur për ndihmën që u jep njerëzve të gjejnë aty ku dëshirojnë të shkojnë, por tani, Google ka paraqitur të gjitha llojet e përmbajtjeve shtesë në shërbimin e saj. Megjithëse duket se shumë përdorues nuk i prekin fare këto veçori.

Ndërkohë që Lin heziton të tregojë për përqindjen e përdoruesve që aktualisht përdorin mjetet eksploruese ekzistuese të Hartave Google, kjo nismë e re është gjithashtu pjesë e një përpjekjeje për të nxitur përdoruesit të lëvizin përtej udhëzimeve kur ata mendojnë për hartat e Google.

Dhe duke qënë se është Google, kjo përvojë e re ka të bëjë me personalizimin me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (IA). Pra, në hartat e reja, do të gjeni tabin e ri “Për ju” që në thelb është një eksperiencë e ngjashme me lajme dhe rekomandime për ju. Ju do të jeni në gjendje të “ndiqni” disa lagje dhe qytete (ose ndoshta një vend që planifikoni të vizitoni së shpejti), të ngjashme me një eksperiencë të rrjeteve sociale. Kur Google Maps gjen përditësime interesante në atë zonë – ndoshta një restorant që është trend për momentin apo një dyqan i ri kafeje që hapet – do t’ju tregojë për atë në seksionin tuaj.
yourmatch
“Njerëzit kishin probleme me gjetjen e gjërave të reja”, shprehet Lin. “Ndonjëherë jeni vërtet me fat dhe ecni nëpër rrugë dhe gjeni diçka që po kërkonit, por shpeshherë nuk është kështu dhe ju merrni vesh për një lokal rreth gjashtë muaj pasi është hapur. Kështu ajo që ne kemi filluar të shikojmë është se a mund të kuptojmë, nga dinamika e popullsisë anonime, cilat vende janë në trend, cilat janë vendet ku njerëzit po shkojnë etj”.

Ka edhe lista algoritmike restorantesh në trend për momentin që tregojnë se çfarë është e re dhe interesante dhe çfarë frekuentohet më shumë në një zonë të caktuar. Lista është e bazuar në një analizë të grupeve anonime që sheh se ku mblidhen njerëzit që dalin shumë.

Për shkak se ata janë shpesh të parët për të provuar vende të reja, gjithashtu, lëvizjet e tyre kanë tendencë të formojnë trendet. Lista “Trendi” shikon popullsinë e përgjithshme, kështu që lista mund të ndryshojë në bazë të sezonit, për shembull me një dyqan akullorësh në verë.

Për artikujt e tjerë, Google Maps do të analizojë lajmet lokale për të parë se çfarë ka të re për momentin. Lin theksoi se seksioni i dedikuar nuk është aq shumë i bazuar tek vëllimi i informacionit, por tek paraqitja e duhur në kohën e duhur dhe për personin e duhur.

Përveç seksionit “For you”, ka edhe një numër karakteristikave të reja themelore, të cilat janë të gjitha të mundësuar nga IA. Hartat do të gjenerojnë listat e restoranteve me yll Michelin, për shembull, ose pikat më popullore ku ju mund të bëni brunch në varësi të kontekstit tuaj dhe momentit të ditës.

Një tjetër tipar i ri i ri që vjen së shpejti në Google Maps është “Your match”. Nëse rregullisht lexoni vlerësimet e yjeve të restoranteve të ndryshme para se të vendosni se ku të shkoni, atëherë e dini se këto vlerësime mund t’ju tregojnë shumë. Tani, me “Your Match”, hartat do t’ju prezantojnë me një rezultat të personalizuar që tregon se sa afër ndodhet një restorant që përputhet me preferencat tuaja.

Google Maps mëson për këto preferenca bazuar në atë se si e keni vlerësuar këtë dhe vende të tjera dhe preferencat tuaja, të cilat ju mund ti vendosni manualisht në cilësimet e Google Maps sapo ky përditësim të lanciohet. Google nuk përpiqet të bazojë këto rezultate në atë se si njerëzit e tjerë si ju kanë vlerësuar një vend.

Tipari i tretë i ri i aplikacionit të ri është planifikimi në grup. Ekipika bërë një punë me të vërtetë të mirë me këtë. Ideja këtu është të lejoni që të krijoni lehtësisht një listë të sugjerimeve për një shëtitje në grup (ose thjesht një darkë me partnerin) duke shtypur shumë për një listë të vendeve.

Google Maps pastaj do të hapë një dritare chati, që do t’ju ndjekë ndërsa shfletoni për vende të tjera. Pasi të keni përpiluar listën tuaj, ju mund ta ndani atë me miqtë tuaj, të cilët pastaj mund të votojnë për të preferuarat e tyre.

Google do të lançojë këtë përvojë të re në Google Maps këtë verë. Ajo do të vijë për iOS dhe Android, edhe pse ekipi nuk ka vendosur se cili do të vijë më parë. Tani për tani, të gjitha këto karakteristika të reja do të vijnë vetëm në aplikacion, jo në ueb, shkruan PCWorld Albanian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: