TIRANE- Nga vetëdeklarimi rezulton se deputeti i PD-së Alban Zeneli është dënuar me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit ligjor në Kukës si dhe me 30 mijë lekë të reja gjobë për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit dhe prishje e qetësisë publike.
Nga formularët e vetëdeklarimit rezulton se 14 deputetë të Kuvendit rezultojnë të kenë qenë emigrantë në shtete të ndryshme pas viteve 1990-të. Po ashtu emigrantë kanë qenë edhe 2 ministria, Arben Ahmetaj, ministri i Financave dhe Lefter Koka i Mjedisit.
Deputetët emigrantë janë Aqif Rakipi, i cili ka qëndruar nga viti 1993 deri në1999 në Itali, Dashamir Peza i cili ka emigruar nga 1991 në 1996 në SHBA, Dashamir Tahiri ka qenë emigrant në Itali në vitet 1990-1993. Po ashtu edhe Edi Paloka ka qenë emigrant në Itali në vitet 1991-1992, Eduard Shalsi ka qenë emigrant në Greqi në vitet 1992-1995, Eduard Bejko emigrant në Greqi në vitet 1992-1993, Gentian Bejko emigrant në Kanada në vitet 2005-2009, Gjovalin Kadeli emigrant në Greqi në vitet1992-1994.
Rezulton të ketë qenë emigrant edhe Gramoz Ruci në vitet 1996-1997 në Greqi, ndërsa Enkelejda Shkreli ka qenë emigrante në Itali në vitet 1991-1999, Eduard Ndocaj emigrant në Greqi në vitet 1992-1994 dhe në Itali 1996 e deri më sot. Edhe Parid Cara ka qenë emigrant në Itali që nga 1991 deri më tani.
Ndërsa Paulin Stërkaj e Tom Doshi kanë emigruar në Gjermani në vitet 1992-1994.
(ma.ar/BalkanWeb)
