TIRANË

Dyshime dhe dëshmi për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes të tmerrshme dhe të pazakontë të ndodhur në një zonë të Tiranës, në Kombinat dhe të zbuluar pak ditë më parë ku nëna me dy vajzat u vetëflijuan për ringjalljen, por fatkeqësisht dy prej tyre humbën jetën pasi refuzuan për një kohë të gjatë ushqimin.

Një qytetar, që kishte qenë me Dëshmitarët e Jehovait 18-20 vite më parë ka folur sot për ngjarjen në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ai ka deklaruar i bindur se të treja, Zhaneta, Blerta dhe Anisa Josifi frekuentonin Dëshmitarët e Jehovait, ndërsa ka treguar një eksperiencë të tijën shumë vite më parë duke hedhur dyshime për çështjen e deklaruar se 30-vjeçarja Anisa Josifi kishte vdekur 15 muaj më parë dhe trupi i saj ishte lyer me vajra të ndryshme.

“Dyshoj që të rri kufoma 15 muaj. Dyshoj që ia kam parë një personi që e mbante në çantë dhe ishte jeshil. Tani po dyshoj pse e kam parë këtë vaj, ai ka qenë i Jehovait, kam komunikuar me atë person. E kam pyetur përse e ke këtë vaj se mendoja mos ishte për ndonjë sëmundje dhe më tha e kam për erën e këmbëve, i thashë a ma jep dhe mua, më tha jo nuk mund të ndihmoj. Të gjithë njerëzit janë të shokuar, ngjarje makabre. Të zbardhet e vërteta, të vihen para ligjit personat e lidhur me këtë gjë makabër dhe i uroj shërim të shpejtë motrës së Anisës dhe ngushëllime familjeve”, deklaroi qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb