Kryetari i “Vëllazërisë Ungjillore” dhe pastori Ylli Doci është bërë sot pjesë e emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’, ndërsa ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi jo vetëm Kombinatin, por dhe mbarë vendin.

Doci deklaroi se ai nuk i ka njohur personalisht vajzat Anisën dhe Blerën, dhe nënën e tyre Zhenetën. Ai theksoi se ngjarja ishte një tragjedi e pakuptueshme, duke shtuar se fetë nuk mund të përgjithësohen.

“Unë jam përfaqësues i Kishës Ungjillore. Këto vajzat thonë se kanë qenë në Kishën Ungjillore. Unë si kam njohur vajzat personalisht. Nuk është lidhja me selinë. Kisha është tjetër, selia tjetër. Ato kanë shkuar në Kisha. Ka vizitor që vinë. Pastori që ka qenë në atë Kishë, thotë se ato po bënin 5 vite që nuk kishin shkuar në. Kishin ndjekur një rrugë tjetër. Krishterimi i vërtetë, ku futet Katolikët, Ortodoksët dhe Ungjillorët. Më pas janë sektet, Dëshmitarët e Jehovait, Mormonët, Kisha e Unifikimit, Shkenca e Krishterë. Karakteristika e këtyre sekteve është se kanë një libër tjetër. Ne i respektojmë të gjithë njerëzit. Ngjarja në Kombinat, ishte një tragjedi e pakuptueshme. Nuk mund ta përgjithësojmë. Fetë e ndryshme kanë kuptime të ndryshme. Shumica e ndjekjeve duhet të fitojnë jetën e përditshme në tokë, duke trokitur derë më derë. Atyre iu kishte hedhur babai nga pallati, këtu është baza e gjithçkaje. Nëna ka qenë një autoritet i rëndësishëm besoj dhe ajo i ka tërhequr pas vetes vajzat. Nuk duhet të analizohet çështja si problem fetar. Ka shumë gjera që i ka shtyrë drejt këtij fundi. Ringjallja është predikuar qysh në fillim të krishterimit.”, tha pastori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb