Në emisionin “Log.” në News24 janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqiti perceptimet e qytetarëve për punën e Bashkisë së Tiranës gjatë dekadës së fundit, nën drejtimin e Erion Veliajt.

Në pyetjen “Duke menduar për Bashkinë e Tiranës dhe 10 vitet e fundit, sa të kënaqur jeni me punën dhe rezultatet e arritura nga Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj?”, qytetarët kanë dhënë këto përgjigje:

  • Shumë të kënaqur: 7,0%
  • Mjaft të kënaqur: 22,0%
    Totali Shumë + Mjaft: 29,0%
  • Pak të kënaqur: 37,0%
  • Aspak të kënaqur: 21,0%
  • Nuk e di / Nuk përgjigjem: 13,0%
Veliaj
Veliaj

Të dhënat tregojnë se vetëm rreth një e treta e qytetarëve (29%) shprehen pozitivisht për punën e bërë nga Bashkia e Tiranës gjatë dy mandateve të Veliajt, ndërsa 58% e të anketuarve janë shprehur “pak” ose “aspak” të kënaqur.

Veliaj1
Veliaj1

Ky rezultat reflekton një ndarje të dukshme të opinionit publik për performancën e administratës bashkiake, në një moment kur pritet të zhvillohet gara për drejtimin e ri të kryeqytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb