Partitë në pushtet të Italisë i kërkuan Sergio Mattarella të vazhdojë si president për një mandat të dytë, pasi nuk arritën të gjenin kompromisin për një kandidat për president.

Mes debatesh dhe diskutimesh të forta, Sergio Mattarella mori 387 vota në votimin e shtatë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Yfzmbnveerke3i4rwyyxig5nja (1)

Mvgo3mp5yrmxvpzdzktxmpq3n4

Fwtbrih6lbmgdorvtuaod2su2u

Mattarella, 80 vjeç, e ka përjashtuar gjithmonë mundësinë e qëndrimit në detyrë dhe ende nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me këtë çështje, por me stabilitetin politik të vendit në rrezik, duket e pamundur që ai të jete në gjendje t’i rezistonte presionit.

“Italianët nuk meritojnë më ditë konfuzioni,” tha Matteo Salvini, kreu i partisë së Ligës së djathtë, duke i kërkuar Mattarellës “të bëjë një sakrificë” për të mirën e vendit.

Wrqyt7zvnfl45h7db7ab6wr4ea

Hbawinlqs5i77ahkuy7rdmyaxu

Është hera e dytë radhazi që një presidenti i kërkohet të rinovojë mandatin e tij shtatëvjeçar.

Në vitin 2013, liderët politikë iu afruan kreut të atëhershëm të shtetit, Giorgio Napolitano, pasi edhe ata nuk arritën të gjenin një kandidat konsensusi.

Tashmë do të duhet një votim i ri, i cili do të jetë votimi i tetë, pas votimit të shtatë të Parlamentit në seancën e përbashkët të integruar nga delegatët e qarqeve për të zgjedhur Presidentin e Republikës.

Ndër të tjera kryetari i Dhomës Roberto Fico, duke shpallur rezultatin e numërimit, tha se askush nuk ka arritur kuorumin e kërkuar nga Kushtetuta e 2/3 të anëtarëve të Kolegjit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb