Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo, tha në një deklaratë për media se të gjithë e kuptojnë që Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

Sipas saj, në këto 8 vite Rama shpërndau premtime boshe dhe nuk bëri asgjë, përveçse detyroi qindra mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria.

Për këtë arsye, u shpreh Garo, shqiptarët duhet të votojnë Bashën më 25 prill, si e vetmja alternativë për të sjellë ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Ne të gjithë e kuptojmë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Pyetja e këtyre zgjedhjeve është “kush do ta sjellë ndryshimin dhe kush do ta kthejë shpresën në Shqipëri?”

Për 8 vite, Rama shpërndau premtime boshe dhe nuk bëri asgjë.

Rama nuk po i lejon familjet tona të fitojnë jetesë me dinjitet, prandaj kemi qindra mijëra të papunë dhe pagën minimale më të ulët në Europë.

Rama ka detyruar qindra mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria. Kjo e rrënon plotësisht të ardhmen e vendit tonë.

Rama është problemi dhe dështimi i Shqipërisë – ai nuk do të na sjellë ndryshimin!

Basha është ai që na anëtarësoi në NATO. Basha na liroi nga detyrimi për të marrë vizë hyrjeje në zonën Schengen. Basha do të na anëtarësojë edhe në BE.

Basha ka formuluar një plan në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar ekspertësh. Me këtë plan do të rritet paga minimale në 360 mijë lekë, do të krijojë 110 mijë vende pune dhe do t’u mundësojë familjeve tona një jetesë dinjitoze.

Basha do të hapë mundësi arsimimi dhe punësimi për të rinjtë tanë. Ai do të ndalë ikjen e të rinjve dhe do t’u japë atyre një arsye përse të kthehen në vendin e tyre të shtrenjtë – Shqipëri.

Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin që na nevojitet. Vetëm Basha do të sjellë shpresë në Shqipëri.

Më 25 prill, Partia Demokratike e udhëhequr nga Basha dhe Aleanca për Ndryshim do të sjellë shpresë në Shqipëri.

Më 25 prill, Shqipëria fiton!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb