Një ngjarje e rëndë tronditi Maliqin mesditën e kësaj të diele.
Si pasojë e një zjarri në banesë, vdiq nëna dhe djali, ndërsa vajza ndodhet në spital, rëndë. E mitura u transportua me urgjencë nga spitali i Korçës drejt QSUT-së ku ndodhet në repartin e djegieve.
Fqinja e viktimave, Verxhie Gjata tregon se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike. Sipas saj, në momentin e tragjedisë bashkëshorti ishte në punë.
“E ndihmoni të sëmurën tjetër. Ata ishin shumë keq. Ai burri që me natë në punë, por me dy fëmijë. Nuk merrnin kemp. Sa keq më erdhi. Ajo gruaja ishte nga Skrapari. Ajo rrinte tërë kohës me fëmijët, se nuk ishin mirë, ishin të sëmurë.
Ai i shoqi ikte që në mëngjes në punë, Gjynaf. Djali nuk dilte kurrë jashtë”, tha gruaja.
