Partia Demokratike me anë të një deklarate disa minuta para orarit zyrtar për protestën e lajmëruar nga opozita ka ndarë se tubimit po i bashkohen mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria, ndërsa kanë ndarë dhe pamjet e qytetarëve nga Shkodra, nga ku sipas tyre janë nisur qindra qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike dhe Fronti Opozitar në orën 16.00 protestojnë përpara Kryeministrisë nën moton “Shqipëria në Rrezik, Ti dalim zot bashkë”.

Protestës kombëtare po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Nga Shkodra qindra qytetarë po i drejtohen kryeqytetit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: