Vetëm për fitore, çdo rezultat tjetër përballë B.Monchengladbach nuk do të kishte asnjë vlerë. Me vetëm dy pikë në katër ndeshje, fati i Inter në Champions League nuk është më në dorën e tyre por për të mbajtur gjallë shpresat i duhet të fitojnë të transfertën gjermane: “Duhet të japim maksimumin për të mos pasur pengje. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë por në të njëjtën kohë e dimë se është një shans për ne”, u shpreh fillimisht Conte në konferencë për shtyp duke shtuar:

“Nëse nuk do të vijojmë më tej do të thotë që kemi munguar diku, thënë këtë, e vetmja mënyrë për të qëndruar në Champions është të fitojmë në Gjermani përballë Gladbach. Duhet të punojmë për tu përmirësuar dhe për të evituar situata negative, ashtu siç ndodhi kundër Real Madrid. Kjo do të jetë një ndeshje e komplikuar kundër një skuadre që po bën mirë në Champions League. Duhet të japim maksimumin për të dalë nga kjo ndeshje pa pengje”, theksoi Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb