Dy ngjarje të ndryshme nga njëra-tjera janë regjistruar në Vlorë gjatë orëve të fundit.
Një 46-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu në fshatin Bolenë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një 27-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim pas denoncimit të vëllait të tij për zhdukjen nga një hotel në Dhërmi. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e të dy rasteve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 04.08.2025, rreth orës 23:00, shtetasi P. B., 46 vjeç, në stanin e tij në fshatin Bolenë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut të llojit çifte, të cilën e kishte në pronësi me leje. 46-vjeçari është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij.
