DIBËR- Një minator i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maqellarë, ku 34-vjeçari Leonard Shehu, babai i dy fëmijëve është gjetur i vetëvarur.

Ndërkohë familjarët e viktimës janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë deklaruar se 34-vjeçari i ka dhënë fund jetës pasi u hoq nga puna në minierë. Leonard Shehu punonte në një minierë në Bulqizë dhe ishte larguar nga puna kohët e fundit.

(m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: