Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje live me studion e Neës24, ka renditur disa nga arsyet pse Albin Kurti fitoi zgjedhjet e përgjithshme më 28 dhjetor.

Spahiu tha se një nga këto arsye ishte dhe situata në Tiranë, ku skandalet në qeverinë Rama zbehën figurën e këtij të fundit para qytetarëve të Kosovës të cilët më herët e kishin parë Kurtin të dobët dhe Ramën si politikan të suksesshëm.

“Kur ti bën një krahasim të një modeli të një politikani të sukseshëm Rama dhe një modeli të dështuar si Kurti, tani del e kundërta. Kurti po i thyen barrierat jashtë, Ramës po i shpërthejnë skandalet brenda”, tha analisti Nexhmedin Spahiu.

Nexhmedin Spahiu: Ishin 6 faktorë që shkojnë në favor të Kurtit, ku për 1 ka meritë ai dhe 5 kundërshtarët e tij që bënë fushatë kundër tij me akuza të paqena dhe që ja mundësuan atij një rikthim.

Akuza kryesore ishte prishja me SHBA, dhe që doli e paqenë ku rezultoi se nuk është Kurti që mund të prishë këto marrëdhënie.

Akuza tjetër ishte se për shkak të veriut, Kosova mori penalitet nga BE, sanksione. Por cfarë ndodhi, u mbajtën zgjedhjet lokale, u kthyen kryetarët e komunave dhe u betuan para flamurit të Kosovës, kjo legjitimoi marrjen në kontroll të institucioneve në veri nga qeveria e Kosovës, dhe BE hoqi penalitetet.

Po ashtu një tjetër akuzë që ndiqte opozita ishte që Edi Rama ishte model I politikanit të sukseshëm përballë një dështaku si Kurti. Kur në Tiranë shpërthyen megaskandalet në mes të fushatës elektorale, këto shkuan në favor të Kurtit.

Kur ti bën një krahasim të një modeli të një politikani të sukseshëm Rama dhe një modeli të dështuar si Kurti, tani del e kundërta. Kurti po i thyen barrierat jashtë, Ramës po i shpërthejnë skandalet brenda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb