Lideri i “Vetëvendosje”, Visar Ymeri i bën thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama të bojkotojë forumin që pritet të mbahet nesër në Serbi, me temë “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”.

“I bëj thirrje Z.Rama që të mos shkojë në Beograd dhe të mos marrë pjesë në këtë panel në Beograd, jo vetëm për shkak të arrestimit para dy javësh të Drejtorit të Policisë së Kosovës Z.Nehat Thaçi, dhe jo vetëm për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës e moskërkimit të faljes për krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Serbia e Vuçiqit i ka marrëdhëniet më të këqija me Kroacinë e Bosnjen që prej përfundimit të luftërave në vitin 1995. Rama nuk duhet ta ndihmojë Vuçiqin që ai të duket mirë në Ballkan. Rama duhet të shkojë pesë herë në Zagreb, katër herë në Sarajevë, tre herë në Podgoricë, dy herë në Sofje, që të mund të shkojë një herë në Beograd.”- shkruan Ymeri në “Facebook”.

Arrestimi i policit kosovar Nehat Thaçi në Serbi ka detyruar delegacionin nga Kosova që të anulojë pjesëmarrjen në forumin e Serbisë, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, më 13 tetor.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Prishtinë, sipas të cilave, vendimi i marrë nga Gjykata e Nishit për zyrtarin policor Nehat Thaqi, që të mbahet në paraburgim, ka shtyrë delegacionin nga Kosova, i përbërë nga Blera Deliu, Ilir Dedaj, Ramadan Ilazi dhe Bajram Gecaj, që ta anulojë vizitën në Beograd si pjesë e Forumit.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: