Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Greqi ku 47-vjeçarja shqiptare, Fatbardha Pali u vetëvra pas deklaratave të saj në ‘Facebook’.

Ditën e djeshme në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’, të moderatores Evis Ahmeti, deklarata e vjehrrit të saj Kadri Pali, tronditi opinionin publik.

Ai u shpreh se i biri dhe 47-vjeçarja ishin ndarë prej disa muajsh dhe se nusja kishte tradhtuar djalin e tij dhe ky po ashtu, ndaj edhe ishin ndarë. Ndër te tjera ai u shpreh se 47-vjeçarja ka shprehur shumë gjëra, por nuk janë të vërteta. “Djali im e kishte kapur në faj dhe jetonin të ndarë prej muajsh.”, tha ai. Por i menjëhershëm ka qene reagimi i familjes se Fatbardha Palit, të cilët shprehen se në gjithë këtë histori, Iliri, burri i Fatbardhës është fajtor për vdekjen e saj, pasi nuk ju ka shprehur asnjë shqetësim dhe as ka treguar se ishin ndare. Për më tepër ndiqni emisionin e plotë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: