Për rastin e mbrëmshëm të pacientit 65-vjeçar nga Klosi, Hasan Mira që u vetëhodh nga kati i katërt i Sanatoriumit, ku ishte i shtruar për Covid 19 si dhe për rastin e datës 13 gusht kur edhe një 29 vjeçar nga Durrësi i dha fund jetës në të njëjtat kushte, kanë nisur hetimet.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Prokuroria është i duke hetuar rastet për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mjekimit të pakujdesshëm.

Një ditë më parë “BalkanWeb” publikoi telefonatën e pacientit me fqinjin e tij ku ankohej për ato që kishte parë në spital.

Gazetari Enver Doçi zbardhi për “BalkanWeb” bisedën që viktima, njëherësh vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij.

Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb