Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit ”arrest në shtëpi” per Endri Nikën.

I riu u arrestua më 24 maj, kur u regjistrua dhe ngjarja e rëndë ku efektivja e policisë i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Aldorjana Loshi dyshohet se i dha fund jetës pas një debati me të dashurin e saj, Endri Nikën.

Ky i fundit u arrestua pasi nga grupi hetimor u zbulua se kishte fshirë bisedat nga telefoni i 21-vjeçares.

Ndërkohë që u arrestua me akuzën e veprës penale ‘’Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’’, sot Gjykata e ka liruar duke i caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’’

Kujtojmë që efektivja punonte prej 1 viti e gjysmë në komisariatin numër 5 në Tiranë, aty ku punon si efektiv edhe babai i Endri Nikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: