TIRANË- Ka shkaktuar jo pak tronditje vetëvrasja e bashkëshortes së gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj.

37-vjeçarja Enkeleda Hallunaj është hedhur nga kati i pestë i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” ku duken një ambulancë dhe makina policie, ndërsa efektivë të shumtë kanë rrethuar zonën.
37-vjecarja Enkelejda Hallunaj, ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë. Dyshohet se viktima ka qenë e vetme në banesë dhe në kushtet e një gjendje të rënduar ka ndërmarrë këtë veprim. Gjithsesi ngjarja ka ende shumë pikëpyetje dhe fakti që bëhet fjalë për bashkëshorten e një gjyqtari në karrierë ka sjellë akoma më shumë dyshime dhe pikëpyetje.
(m.k/BalkanWeb)
