TIRANE

Vetëvrasja është akti i shkaktimit të qëllimshëm të vdekjes. Problemet me shëndetin mendor, besimet nihiliste, dhuna në familje, dhe vitet e fundit shantazhet me video apo foto intime në median online kanë qenë faktorët kryesorë të shtimit të numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri.

Kanë kaluar vetëm dy muaj që ka filluar viti 2024 dhe shifrat e grave të vetëvrava janë alarmante në vendin tonë. Shumica ka zgjedhur të largohet nga kjo jetë nëpërmjet përdorimit të fotoksinës. Ja çfarë thotë për Vila24 aktivistja Suela Koçibellinj.

“Ne kemi një problem shumë të madh në shoqërinë tonë si është dhuna në familje. Dhuna mund të filloj që në fillimet e martesës por gratë shqiptare durojnë deri në pikën që nuk mban më. Partneri që ato zgjedhin i dhunon se kjo është pjesë e kulturës tonë, që gruaja është pronë e burrit ose familja nuk duan që ato të ndahen dhe kjo është pjesë e izolimit, këto femra ndjehen të vetme. Nëse flasim për statistika gratë në vendin tonë bëjnë 2 ose 3 herë më shumë vetëvrasje se burrat. Kryesisht një grua që bën vetëvrasje ka pasur një tentativë para. Ka dy muaj që ka filluar ky vit dhe ka kaq shumë vetëvrasje”- tha Koçibellinj për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb