Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë pasdite në Tiranë, duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Policia njofton se është vetëvrarë shtetasi D. M., i cili vuante nga depresioni.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç.

Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: