Djali i Lisa Marie Presley, njëkohësisht nipi i Elvis Presley ka vdekur në moshën 27 vjeçare. Benjamin Keough, mendohet se ka vendosur të vëtëvritet me armë zjarri brenda banesës së tij në Calabasas, ku u gjet të dielën në mëngjes. Ai ishe djali i këngëtares Lisa Marie dhe muzikantit Danny Keough. Nëna e tij kishte thënë vazhdimisht se ai i ngjante gjyshit të tij Elvis.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ajo është krejtësisht e dërrmuar dhe nuk mund të ngushëllohet. Ai ishte dashuria e jetës së tij”, tha menaxheri i Lisa Marie.

Një burim pranë familjes tha se Benjamin prej kohësh kishte probleme dhe vdekja e tij, ndonëse shokuese nuk ka qenë e papritur për familjen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb