Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në Facebook në lidhje me Vetting-un.

“Kryeministrit nuk i ndalon diarreja logjike kur flet per vetingun dhe drejtesine. Ky qe flet per nderkombetaret qe ruajne vetingun.Çfare humori idiot,” shkruan Vasili.

“Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë!Loja mbaroi.Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi,” shkruante Rama pak më herët.

Statusi i Vasilit

Ç’dizaster kjo diarreja logjike e kryeministrit per vetingun.

Kryeministrit nuk i ndalon diarreja logjike kur flet per vetingun dhe drejtesine.
Ky qe flet per nderkombetaret qe ruajne vetingun.Ç’fare humori idiot.Ky ata kandidate qe nderkombetaret ja refuzuan se ishin nje turp dhe pa integritet ky i futi ne KLGJ dhe KLP.
Po tani pse i filloi vertet gjithe kjo diarre??
Ç’hall i madh ja shpertheu?
Ç’mik i zemres ju prek?
Ç’interes ju cenua kaq shume?
Ç’e palare trembet se i del sheshit?
Mbahu kryeminister,mblidhu dhe mos u lesho kaq fort neper diarre budalleku,se si çdo semundje edhe diarreja t’i shkurton ditet,kembet dhe…..

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: