Howard Liebengoodi, oficer i policisë amerikane është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij. Ai ishte i angazhuar në aksionin e javës së kaluar kur protestuesit u futën në Kongres.

Liebengoodi është oficeri i dytë që vdiq këtë javë pas ngjarjeve në Kongres, pasi më parë kishte ndërruar jetë edhe Brian Sicknicku.

51- vjeçari i vetëvrarë ishte në detyrë kur ndodhi sulmi në Kongres nga mbështetësit e Trumpit.

Dyshimet janë se gjendja e shkaktuar nga protestat në Kongres ka shtyar oficerin drejt vetëvrasjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb