NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
500 gr spinaq
150 ml pana
4 kokrra vezë
½ kokërr qepë
1 lugë miell
Kripë, piper i zi
200 ml lëng perimesh
150 gr makarona tagliatelle
80 gr gjalpë
2 thelpinj hudhër
Arrë moskat
Pergatitja
Fillimisht kalojmë spinaqin në ujë të vluar me kripë për 1 minutë, më pas e kullojmë.
Vendosim makaronat për të zjerë në ujë të vluar me kripë për 8 minuta.
Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën, shtojmë kripë dhe 1 lugë miell dhe i kaurdisim derisa mielli të zverdhet pak. Më pas shtojmë lëngun e perimeve, pak arrë moskat dhe e lemë të ziejë derisa të formohet një salcë e plotë. Shtojmë më pas dhe spinaqin e kulluar dhe e lemë të zieje për 2-3 minuta.
Ndërkohë lyejmë me gjalpë 4 tasa të vegjël, dhe i pudrosim me pak peksimadhe. Rrotullojmë më pas me pirun makaronat dhe i vendosim në tas duke bërë një hapësirë të vogël në mes ku vendosim nga një vezë syze (në çdo tas në mes të marakonave). I vendosim tasat në një tavë ku shtojmë ujë deri në nivelin në gjysëm të tasit. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
Ndërkohë spinaqin me salcën e përgatitur e kalojmë në blender dhe e kthejmë në pure. E vendosim përsëri purenë në tigan, shtojmë panën dhe e lemë të ziejë për 1 minutë duke e rregulluar shijen me kripë, piper dhe arrë moskat.
Shërbejmë recetën duke vendosur në një pjatë 2 lugë pure spinaqi dhe mbi të folenë me makarona dhe vezë.
(da.xha/BalkanWeb)
