Pas Gjirokastrës, Sarandës, Durrësit, Shëngjinit dhe Divjakës, “Tak-Fak” zbriti edhe në qytetin e Vlorës për të bërë një vëzhgim mbi situatën në bregdet, kryesisht në plazh, duke pyetur edhe pushuesit për problematikat.
Gazetarët Klaudja Mertkola dhe Marsel Rupi intervistuan disa turistë me pyetjet: A ka roje bregdetare? A ka qendra shëndetësore? Si janë çmimet? A ka turistë më shumë shqiptarë apo vendas?
Përgjigjet që merr “Tak-Fak” tregojnë vërtet që situata është problematike, pasi nuk ka vrojtues plazhi dhe madje as kulla vrojtimi. Ndërsa për qendra shendetësore duhet të ikësh në qytetin e Vlorës, pasi në plazh nuk ekziston një e tillë.
Pastaj Tak-Fak në një “beach bar” për të folur për coctailet, për turistët. “Ka më shumë turistw të huaj se sa vendas” – pwrgjigjet njw pushues. A ka vrojtues? Jo, nuk kemi parë.
Gazetare Klaudja vihet nw rolin e shitwses sw peshkut dhe pyet turistë të huaj a i pëlqen Vlora, a i pëlqen peshku?
Pastaj Marseli prezanton skeletet e peshqve dhe mw pas intervistw me një peshkatar grek që na tregon se merret me peshkim për pasion.
Në darkë në Vlorë se si i duken në çmimet…”Çmimet jane shumë të shtrenjta. Vrojtuesit e plazhit mund të paguhen, por ne s’kemi parë gjë. As qendra shëndetësore nuk ka. Ka papastërti të madhe.”
Tak-Fak mbyllet me Labërinë. Te dera pritet me iso polifonike pwr tw krijuar mikpritjen. Flitet për traditën dhe këngw iso polifonike. Klaudja shërben darkën me veshje të zonës dhe Marseli i veshur me veshje të zonws në sofër të shtruar.
(BalkanWeb)
