BRITANI E MADHE

Victoria Beckham mbush 50 vjeçe. Ish-Spice girl-sja tashmë një emër i suksesshëm dhe sipërmarrëse e njohur në mbarë botën, mori një urim shumë të ëmbël për ditëlindje nga bashkëshorti i saj David Beckham, i cili ndau një video në Instagram që sjell një sërë kujtimesh së bashku.

Victoria Beckham shumë e re dhe shtatzënë, karizmatike në skenë me Spice Girls, duke luajtur në pishinë me fëmijët, duke u puthur në perëndim të diellit me ish-futbollistin.

“Gëzuar ditëlindjen për gruan time të bukur… Ndërsa i afrohesh kësaj ditëlindjeje, duhet të shikosh prapa dhe të jesh krenare për atë që ke arritur dhe çfarë ke ndërtuar, Posh Spice, biznesmene dhe sigurisht gruaja e kapitenit të Anglisë, por suksesi yt më i madh janë fëmijët tanë, ti i udhëzon, i do dhe i mëson… Ata të duan më shumë sesa mund të thuhet me fjalë, të gjithë të duam shumë. Kalofsh një ditë të veçantë, ti meriton gjithçka. 50 vjeç dhe në formë të shkëlqyer.”, përfundon David Beckham, i cili ndër vite na ka mësuar me fjalët dhe gjestet romantike që i drejtohen Victoria Beckham. “Të dua shumë,” i është përgjigjur Victoria bashkëshortit të saj, duke shpërndarë postimin në profilin e saj në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb