Rreth 18 vatra aktive të zjarrit raportohen në të gjithë vendin dhe për monitorimin e situatës Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar dronët Bayraktar TB2.
Në një postim në facebook, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet që kanë ardhur nga dronët Bayraktar pas monitorimit në 18 vatra zjarri aktive në rang vendi.
“Që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut.
Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët e Forcave te Armatosura në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, thotë ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.
Vatrat e zjarrit janë aktive nga Tropoja në Gjirokastër. Situata më e rëndë ishte ditën e premte në zonën e Delvinës, ku për shkak të flakëve intensive, u urdhërua evakuimi i 3 fshatrave të zonës.
(BalkanWeb)
