Borusia e Dortmundit është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur Këlnin me rezultatin 2-3. Heroi i verdhezinjëve ka qenë padyshim sulmuesi i ardhur nga Çelsi, Miçi Batshuai, i cili realizoi dopietë në debutimin me fanellën e Dortmundit.

Ishte pikërisht belgu i cili hapi serinë e golave në minutën e 35-të. Vendasit e Këlnit barazuan në minutën e 60-të me Zoller, ndërsa 2 minuta më vonë përsëri Batshuai realizoi golin e dytë për skuadrën e Stoger.

Batshuai

Këln nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin në minutën e 70. Për t’i dhuruar fitoren Dortmundit, mendoi Shurrle, i cili në minutën e 84-t shënoi golin e tretë. Ky triumf i verdhezinjve vinte pas 3 barazimesh radhazi. Me fitoren e sotme Dormundi u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 34 pikë, ndërsa Këln mbyll tabelën e renditjes me 13 pikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb